Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardh Spahia merr mandatin si kryebashkiak i Shkodrës

2022/03/31 at 6:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardh Spahia merr mandatin si kryebashkiak i Shkodrës

Bardh Spahia është betuar ditën e sotme si kryetar i ri i Bashkisë Shkodër, i cili arriti të merrte më shumë vota me koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë fjalës së tij, Spahia thotë se mandati që i nisi sot, është i shkurtër, i mbushur me sfida, teksa shtoi se dera e bashkisë është e hapur për çdo qytetarë.

Fjala e Bardh Spahisë

Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Nisim sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, pasi ata më mbështetën e votëbesuan me 6 mars 2022. Vij sot para jush me përgjegjësinë e besimit që më dhanë banorët e Shkodrës nga Shala në Velipojë, nga Ana e Malit në Gurin e zi, në qytet dhe njësitë administrative. Falënderimi im është për të gjithë pa përjashtim, ata që më votuan dhe ata që për një arsye apo tjetër nuk votuan për mua. Unë kam bërë një premtim para banorëve të Shkodrës gjatë fushatës elektorale dhe e përsëris sërish para jush edhe sot: Do të jem kryetar i gjithë shkodranëve, pavarësisht zgjedhjes së tyre me 6 mars 2022. T’i shërbej Shkodrës është nder por mbi të gjitha përgjegjësi e madhe për mua. Është e vertetë që ky mandat që nis sot, është i shkurtër në kohë, por Ne do të japim maksimumin tonë, të gjithë bashkë, që jo vetëm të realizojmë projektet e prioritetet tona por të kërkojmë e të gjejmë edhe mundësi të tjera për të shtuar investimet dhe vëmendjen ndaj Shkodrës. Kohën që kemi në dispozicion, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, siç edhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën e shkodranët. Tani është momenti të nisim punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen me veshtrimin nga e ardhmja. Të nderuar të pranishëm. Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin t’i shërbejmë sa më mirë Shkodrës e shkodranëve. Përpara se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik që na ka propozuar a mbështetur, jemi shkodranë. Nëse bashkojmë përpjekjet tona, zërat tonë për Shkodrën, jam i sigurtë se jo vetëm do të dëgjohemi më shumë e më larg, por edhe bashkia jonë do të ketë më shumë vëmendje, investime e zhvillim. Të dashur bashkëqytetarë, Dera e Bashkisë Shkodër, do të jetë e hapur për çdo shkodran, do të jetë një qeverisje me shkodranët e për shkodranët, pa asnjë dallim për askënd. Mandati që nis sot, është i shkurtër, i mbushur me sfida e shumë punë. Unë shpresoj se në mbyllje të tij, kur të bëjmë një bilanc, të gjithë bashkë, të jemi krenar për atë që kemi bërë për Shkodrën, për familjet tona e sidomos fëmijët tanë. Në këtë stafetë të pandalshme, është mundësia, privilegji e përgjegjësia jonë  që me përkushtim e ndershmëri, të japim kontributin tonë duke mësuar nga e kaluara dhe me vizion për të ardhmen. Ia kemi borxh të parëve tanë por edhe detyrim ndaj të ardhmes të fëmijëve tanë. Sot është kënaqësi të falënderoj publikisht të gjithë kryetarët e bashkisë që ka patur Shkodra deri më sot sepse kontributi i tyre është tepër i çmuar në shërbim Shkodrës e të shkodranëve. Unë besoj më shumë tek puna, tek rezultatet e saj se tek fjalët, të cilat sigurisht kanë rëndësinë e tyre në këtë fjalë të parë si kryetar i bashkisë Shkodër. Uroj me zemër që në këto muaj të këtij mandati të shkurtër, të dalim faqebardhë të gjithë bashkë, duke lënë gjurmën tonë për të bërë Shkodrën ashtu siç i takon dhe i ka hije. Na u  priftë e mbara të gjithëve bashkë, në shërbim të Shkodrës e shkodranëve!

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë

Deri kur do të zgjasin reshjet e shiut?

Deri kur do të zgjasin reshjet e shiut?

Inceneratorët/ Arrest me burg për 2 nga të arrestuarit, lirohet i treti

Inceneratorët/ Arrest me burg për 2 nga të arrestuarit, lirohet i treti

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com