Ernesto Valverde nuk do të vijojë të jetë trajner i Barcelonës. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë pas mbledhjes së bordit drejtues, ku anëtarët e të cilit kanë kërkuar që Presidenti Bartomeu ta largojë Valverden.
Sipas “Radio Katalunya”, drejtuesit e klubit e njoftuan teknikun se shumë shpejt do të kontaktojnë me përfaqësuesit e tij për të diskutuar modalitetet e shkarkimit nga stoli.
Klubi në të njëjtën kohë ka përzgjedhur dhe trajnerin e ri, i cili do të jetë Quique Setién, tekniku aktual i Real Betis. Ai dhe Barca kanë arritur marrëveshje deri më 30 qershor 2022./ Opinion.al