Askush nuk e kishte menduar se pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”, Liverpooli do të gjente forca të reagonte ndaj Barcelonës në “Anfield”.
Por pavarësisht edhe mungesës së Salah, por me Shaqirin në fushën e lojës, Liverpool ka fituar 4-0 në ndeshjen e kthimit.
Goli i parë u shënua nga Origi që me nisjen e ndeshjes, ndërsa Wijnaldum ishte autor i dy golave brenda dy minutave në pjesën e dytë.
Goli i dytë u shënua pas një krosimi perfekt të Xherdan Shaqirit. Goli vendimtar ishte nga Divock Origi në minutën e 79./ Opinion.al