Sport

Barcelona heq imazhet e Messit nga stadiumi “Camp Nou”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 10/08/21 |
Opi Nion

Me largimin e Lionel Messit në PSG në Francë, te Barcelona kanë nisur të zhdukin çdo gjurmë të tij. Në ambientet rreth stadiumit “Camp Nou” punonjës të klubit katalanas kanë hequr nga posteri portretin e argjentinasit.

Imazhi i Messit natyrisht do hiqet nga të gjithë reklamat që gjenden te klubi katalanas, i cili tashmë do përpiqet për një epokë të re.

Largimi i sulmuesit argjentinas sigurisht pritet të lë një boshllëk të madh te gjiganti spanjoll. Për këtë ka afruar në skuadër një emër të rëndësishëm si Depaj, gjithsesi, 17-vitet me Messin në skuadër nuk mund të harrohen kaq lehtë.

Pas