Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barça në finale, shumë e fortë për Valencia-n

2018/02/08 at 11:49 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Barça në finale, shumë e fortë për Valencia-n

Barcelona është finalistja e dytë e Kupës së Mbretit në Spanjë. Blaugranat fituan në “Mestalla” kundër Valencia-s me rezultatin 0-2. Golat për katalanasit u shënuan nga Philipe Coutinho dhe Ivan Rakitic. Takimi i parë i luajtur në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin e drejtuar nga Ernesto Valverde.


Për Valencia-n ishte e pamundur që të shënonte gol, pavarësisht se në këtë takim djemtë e Marcelino-s bënë një lojë më të mirë se sa në sfidën e parë, kjo edhe të mbështetur nga publiku i tyre. Vendasit patën dy rastet më të mira për gol me Gaya-n dhe Rodriguo-n.

Barcelona do të përballet në finalen e Kupës së Mbretit me Sevilla-n, e cila mposhti të mërkurën Leganes-in me rezultatin 2-0 (3-1). Ky është sezoni i pestë radhazi që ekipi katalanas arrin në finalen e Kupës së Mbretit. Më 21 prillin e ardhshëm do të vendoset fituesi i këtij trofeu.

Pjesa e parë nisi mjaft e luftuar mes të dyja skuadrave. Valencia vuajti jo pak për të goditur portën e blaugranave. Vendasit patën një shans shumë të mirë për të gjetur golin e parë kur Rodrigo gjuajti me kokë, në minutën e 13-të, por topi goditi traun e portës. Më aktivi për miqtë ishte Lionel Messi i cili krijoi disa raste të rrezikshme por gardiani Jaume arriti që të menaxhonte mirë situatat.

Në 20 minutat e para ishte Barcelona që mbajti kontrollin e topit, por vendasit treguan rritje në lojë e tyre. Rodrigo rrezikoi prapë në të 26, por portieri Cillesen priti. Për katalanasit sërish reagoi Messi ndërsa në fund të pjesës së parë edhe Luis Suarez rrezikoi portën kundërshtare.

Pjesa e dytë nisi e vrullshme për të dyja ekipet. Pas 2 minutash, Daniel Parejo pasoi për Rodrigo-n, i cili gjuajti me të majtën, por goditja u bllokua. Por 1 minutë më vonë vendasit u tronditën. Philipe Coutinho shënoi pas një krosimi të dhënë nga Luis Suarezi duke zhbllokuar rezultatin.

Ky është goli i parë me fanellën blaugrana për brazilianin, i cili u fut në nisje të pjesës ë dytë në lojë, pasi zëvendësoi Andre Gomes-in. Disavantazhi zgjoi Valencia-n, që u bë më kërkuese në portën e Barçës. Në të 72’, Coutinho rrezikoi me një gjuajtje më të djathtë. Zaza u përgjigj me një goditje me kokë pas 2 minutash. Në të 81’ erdhi goditja përfundimtare ndaj Valencia-s. Pas një pasimi të Luis Suarez-it, Ivan Rakitic me të djathtën mposhti portierin Jaume për herë të dytë në këtë takim. Deri në përfundim, ishte e lehtë për miqtë të menaxhonin rezultatin./eduasportin.com



Ju sugjerojmë

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Para
Mesazh i koduar nga deputeti i Ramës: Arta Marku do ta tundë mirë

Mesazh i koduar nga deputeti i Ramës: Arta Marku do ta tundë mirë

Galaxy S9 së shpejti në treg, ja sa do të kushtojë

Galaxy S9 së shpejti në treg, ja sa do të kushtojë

Shkencëtarët/ 13 mënyra që ju bëjnë më të kënaqur me jetën

Ja kush janë 10 cilësitë e një gruaje të mrekullueshme
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com