“Barbie” është kukulla më e famshme në botë. Drejtues të kompanisë që prodhon këtë kukull kanë realizuar një pyetësor drejtuar nënave lidhur me preferencat që kanë ndaj “Barbieve”.
Rreth 86% të të anketuarave janë përgjigjur se janë skeptike rreth blerjes së këtyre kukullave pasi i frikësohen modelit ndaj të cilit vajzat e vogla do të ekspozohen.
Për këtë arsye drejtuesit e kompanisë vendosën të prodhojnë një seri me 17 kukulla që personifikojnë 17 gra të talentuara dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzit./Opinion.al/