Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore.
Ai nuk e ka kursyer edhe ironinë me deputetët e opozitës duke iu bërë ftesë që të marrin disa modele nga PS meqë po bëjnë statutin e ri.
Balla u shpreh se barazia gjinore është pjesë e ADN-së së Partisë Socialiste.
“Kjo është një marrëveshje financiare e dyta brenda këtij viti, me Francën. Këto janë lokomotiva kryesore. Agjencia Franceze për zhvillim është certifikatë. Doni apo s’doni ju, kjo parti, PS, promovimin e barazisë gjinore, e ka AND të vetë. Duke qenë se jeni duke ndryshuar statutin, merrni ca modele nga ne. Pa një burrë dhe pa një grua nuk bëhet shtëpia. E tillë është familja”,-tha Balla./Opinion.al