Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e dëmtimeve nga tërmetet. Ai shkruan në Facebook se ka qenë në Durrës ku ka vizituar disa nga shtëpitë e ndërtuara dhe thotë se “Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë”.
Basha ka shkruar gjithashtu një listë kërkesash për lehtësimin e situatës për banorët e dëmtuar
“Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
Kërkojmë urgjentisht: Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.” shkruan Basha. /Opinion.al