Banorët e zonës së Rinasit kanë dalë për të katërtën ditën radhazi në protestë, duke kundërshtuar vendimin e ARRSH për ta kthyer këtë aks rrugor me një korsi.
Protestës ditën e sotme i janë bashkuar banorët e tre fshatrave në këtë zonë, të cilët penalizohen nga ky vendim, duke i penguar të kryejnë aktivitet ditore dhe të nevojshme, si dërgimi i fëmijëve në shkollë, aksesimi i qendrës mjekësore, apo të shkuarit në tokat e tyre bujqësore.
Banorët janë vendosur sot para shkollës, ndërsa paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë edhe në orët e pasdites./ Opinion.al