Aktualitet

Banorët e Laprakës dhe “5 Majit” protestë para Kuvendit, kërkojnë transparencë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:10 - 27/01/22 |
Opi Nion

Disa banorë të zonës së Laprakës janë mbledhur para Parlamentit, ku pritet të nis edhe seanca plenare.

Banorët e lagjes “5 Maji”, kanë marrë pankarta në duar për të protestuar, ndërsa para Kuvendit të Shqipërisë ka edhe forca policie.

“Kush po i merr pronat tona? Transparencë të projektit”, shkruhet në disa nga pankartat që ata mbajnë në duar.

Ata kërkojnë transparencë për procesin e shembjes së shtëpive të tyre. Banorët deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion apo marrëveshje se ku do të jetojnë, por vetëm u është premtuar se do të marrin një shtëpi të re./Opinion.al

Pas