Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët dhe policia ndihmojnë turistin polak që ishte rrëzuar në Theth

2019/08/29 at 11:15 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët dhe policia ndihmojnë turistin polak që ishte rrëzuar në Theth

Një turist polak ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Harapit në zonën e Thethit.

Mësohet se turisti ka rënë nga një lartësi e madhe dhe se ka thyer të dyja këmbët. Për shkak të pamundësisë për të ecur, sipas policisë,  ai ka telefonuar në numrin në numrin 112 për të kërkuar ndihmë.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 ndërkohë që janë lajmëruar emergjencat civile.

Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, nuk u bë dërgimi i helikopterit  banorët vendas së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit.

Rreth orës 21.30 është bërë e mundur gjetja e turistit polak, si dhe transportimi i tij deri në rrugën e makinës.

Turisti është dërguar më pas në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.00, shtetasi W. M., 20 vjeç, turist nga Polonia, duke eksploruar zonën e  Thethit, ka dëmtuar këmbën në disa shkëmbinj në majën e Harapit, në Theth Shkodër.

20-vjeçari ka njoftuar në numrin 112 duke kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë.

Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, ishte i pamundur dërgimi i helikopterit dhe në këto kushte punonjësi i policisë së zonës Theth ka njoftuar banorët, të cilët së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit.

Rreth orës 21.30, banorët e zonës së bashku me punonjësin e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistit polak, si dhe transportimin e tij deri në rrugën e makinës. Më pas 20-vjeçari është transportuar me autoambulancë në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk ka asnjë problem për jetën dhe as dëmtime serioze fizike.

Turisti polak W. M ka falënderuar banorët e zonës dhe policinë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë banorët e zonës së Thethit, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Policisë në çdo rast që u është kërkuar për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve të huaj, duke treguar dhe përcjellë tek ata vlerat më të mira të vendit tonë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 30 Gusht 2019

Brazili ndalon djegien e pyjeve për pastrimin e tokës

Brazili ndalon djegien e pyjeve për pastrimin e tokës

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Parashikimi i motit, 30 Gusht 2019

TE FUNDIT

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com