Një grabitje ka ndodhur këtë të diel në zonën e Surrelit, jo larg shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.
Ngjarjen e ka bërë të ditur kryetari i partisë PKD Dhimitër Muslia, i cili rastësisht ka takuar një bletar të cilit i kishin grabitur thuajse të gjitha kosheret e bletëve, duke i hequr kështu punën me të cilën ai mbante frymën gjallë.
Por ngjarja e trishtë, është dhe një sinjal që ngre një pyetje, sa e sigurt është Shqipëria, kur hajdutët shkojnë dhe vjedhin fare pranë vilës së kryeministrit Rama, një zonë e cila ruhet jo vetëm nga garda por edhe disa patrulla policie?
Më poshtë postimi i Dhumitër Muslisë, i cili tregon bisedën me bletarin që është grabitur. Vetë bletari i thotë se kishte besim se një gjë e tillë nuk do i ndodhte, meqenëse fare pranë vendit ku ai banon, jeton edhe “shoku Rama”.
ë