Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bankat shtrëngojnë kushtet e kredisë

2020/07/20 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shtyhen mbi 200 milionë euro pagesa këstesh për tre muaj

Marrja e një kredi në banka është bërë më e vështirë pas pandemisë, si për bizneset ashtu dhe për individët. Nga ana tjetër edhe kërkesa për hua ka rënë ndjeshëm.




Banka e Shqipërisë në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë konstatoi se “Bazuar në vlerësimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Në reflektim të situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë, bankat aplikuan standarde më të shtrënguara si në kreditë akorduar bizneseve, ashtu edhe në kreditë e dhëna individëve, në të gjitha nënkategoritë përbërëse. Në të njëjtën linjë me standardet, bankat shtrënguan edhe termat e kushtet e kreditimit në kreditë e reja për bizneset dhe individët”.

Sipas vrojtimit, Kërkesa për kredi u perceptua në rënie të theksuar si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga individët. Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin të shtrëngojnë standardet e kreditimit për bizneset, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve.

Në të kundërt, bankat shprehen për lehtësim të pritur të standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e tretë. Kërkesa për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë më e lartë si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga ana e individëve. Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve pritet të nxitet nga kreditë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, ndërkohë që ajo nga ana e individëve prej kredisë konsumatore.

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh. Po ashtu, standardet e kreditimit u raportuan më të shtrënguara edhe në kreditë dhënë për mbulimin e nevojave për likuiditete, apo për financimin e investimeve.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, në të dyja ndarjet e tij sipas kriterit të madhësisë, si edhe në kreditë për qëllim investimi. Standarde të pandryshuara kreditimi priten të aplikohen vetëm mbi kreditë e akorduara për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.

Të gjithë faktorët që përcaktojnë standardet e kreditimit për bizneset u vlerësuan në kahun shtrëngues. Shtrëngimi i standardeve u ndikua veçanërisht nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të; aftësinë paguese të kredimarrësit si edhe me kolateralin. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor i rëndësishëm në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Përzgjedhja nga një numër më i lartë bankash i faktorëve të mësipërm si përcaktues në shtrëngimin e standardeve të kreditimit solli thellim të mëtejshëm të balancave negative që përfaqësojnë secilin prejt yre. Bankat kanë cilësuar pandeminë dhe pasiguritë e lidhura me të, si faktorë dominues në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në këtë tremujor.

Interes më i lartë për kreditë me rrezik

Kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u shtrënguan në tremujorin e dytë. Pothuajse të gjithë elementet që formojnë kushtet e termat e kreditimit u raportuan më të shtrënguara nga një tremujor më parë. Kushtet çmim u shtrënguan në sajë të marzheve më të larta të aplikuara si mbi kreditë me rrezik, ashtu edhe ato normale. Shtrëngimi i kushteve jo çmim u shpreh në reduktim të madhësisë së kredisë, shtim të kërkesës për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive. Në të kundërt, zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset,u raportua si i vetmi faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit në tremujorin e dytë.

Sipas gjykimit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u ndikuan negativisht nga perceptimi për rrezik të shtuar, si edhe tolerancë më të ulët të bankave ndaj rrezikut, nxitur prej situatës së paprecedentë të shkaktuar prej Covid-19. Nga ana tjetër, trysnia e shtuar nga konkurrenca u raportua si faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit për bizneset.

Kërkesa për kredi nga bizneset në rënie

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rënie edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kërkesa më e ulët për kredi ishte e shpërndarë në të gjitha kategoritë e madhësisë së biznesit. Gjithashtu, kërkesë e dobët u vlerësua si për kreditë dhënë me qëllim financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditete.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin rritje të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh. Në terma të qëllimit të përdorimit, rritja e pritur e kërkesës për kredi është e përqendruar vetëm në kreditë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime pritet sërish në rënie.

Bazuar në gjykimet e bankave, kërkesa e ulët për kredi nga ana e bizneseve në tremujorin e dytë u ndikua nga përkeqësimi i besimit të biznesit; rënia e theksuar e nevojave për financimin e investimeve; situata aktuale ekonomike dhe perspektiva e saj; si edhe nevoja më e ulët për financim për bashkimin apo ristrukturimin e kompanive. Si faktorë me ndikim pozitiv në zgjerimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancimin/ristrukturimin e borxheve ekzistuese, mungesa e burimeve alternative të financimit në formën e kredive nga bankat e tjera dhe nga institucionet financiare jo banka, si edhe niveli i favorshëm i normave të interesit. Si faktor që ka zgjeruar kërkesën për kredi gjatë këtij tremujori, në gjykimin e bankave ishte edhe skema e garancisë sovrane, ofruar nga qeveria shqiptare në mbështetje të sektorëve të prekur prej efekteve negative nga Covid-19.

Më e vështirë edhe për individët të marrin hua

Standardet e kreditimit për individët vijuan shtrëngimin edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në kreditë për blerje banesash, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin t’i lehtësojnë standardet e kreditimit për individët, si në kreditë për blerje banese, ashtu edhe ato konsumatore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020,të gjithë faktorët që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan në kahun shtrëngues. Balancat më të theksuara negative erdhën kryesisht nga treguesit e lidhur me perceptimin për rrezik të shtuar lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të ;aftësinë paguese të kredimarrësit; zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave; si edhe kolateralin dhe tolerancën më të ulët të bankave kundrejt këtij rreziku.

Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Shtrëngimi i tyre u arrit nëpërmjet kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredisë, reduktimit të madhësisë së kredisë dhe shtimit të lehtë të marzheve mbi kreditë me rrezik.

Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët u diktua nga perceptimi për rrezik të shtuar nga ana e bankave, si edhe nga një tolerancë më e ulët ndaj rrezikut.

Kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie të theksuar edhe në tremujorin e dytë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave. Në tremujorin e tretë të vitit 2020,kërkesa për kredi e individëve pritet të rritet disi, e përqendruar vetëm në kreditë konsumatore.

Sipas gjykimit të bankave, pothuajse të gjithë faktorët që ndikojnë kërkesën për kredi të individëve kanë qenë në kahun negativ në tremujorin e dytë të vitit. Kështu, nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive në bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe rënia e besimit konsumator sollën reduktimi ne theksuar të kërkesës për kredi në tremujorin e dytë të vitit. Po ashtu, bankat kanë vlerësuar se në tremujorin e dytë të vitit rënia e të

8ardhurave dhe pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, ishte një prej faktorëve kryesorë që solli rënien e kërkesës për kredi. I vetmi faktor që vlerësohet të ketë shtuar kërkesën për kredi nga ana e individëve është raportuar rifinancimi/ristrukturimi i borxhit ekzistues./Burimi:Monitor

Etiketa: bankakredikushte




Ju sugjerojmë

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, përfundojnë hetimet për ish-prokurorin, dosja dërgohet në gjyq 
Aktualitet

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, përfundojnë hetimet për ish-prokurorin, dosja dërgohet në gjyq 

11 Dhjetor, 2023 1:30 pm
Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, pretendon tjetër emër si porositës të atentatit ndaj Lulzim Mashës
Kronikë

Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, pretendon tjetër emër si porositës të atentatit ndaj Lulzim Mashës

11 Dhjetor, 2023 1:14 pm
Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës
Aktualitet

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës

11 Dhjetor, 2023 12:51 pm
Rama i pakënaqur me deputetët e tij: I paralajmëron me zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

Rama i pakënaqur me deputetët e tij: I paralajmëron me zgjedhje të parakohshme

11 Dhjetor, 2023 12:46 pm
Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës 
Aktualitet

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës 

11 Dhjetor, 2023 12:38 pm
Dhuna në derbi/ Komisioni i Disiplinës i ndalon hyrjen në stadium 14 tifozëve (Emrat)
Sport

Dhuna në derbi/ Komisioni i Disiplinës i ndalon hyrjen në stadium 14 tifozëve (Emrat)

11 Dhjetor, 2023 12:37 pm
Siguroi armën për autorin, gjykata lë në burg të arrestuarin e katërt për vrasjen e Liridona Ademajt 
Rajoni

Siguroi armën për autorin, gjykata lë në burg të arrestuarin e katërt për vrasjen e Liridona Ademajt 

11 Dhjetor, 2023 12:27 pm
Marrëveshja për emigrantët, Balla: Vetëm 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria
Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Vetëm 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

11 Dhjetor, 2023 12:17 pm
Infermierja masakrohet me thikë, ish-partneri e goditi mbi 200 herë me thikë pasi…  
Bota

Infermierja masakrohet me thikë, ish-partneri e goditi mbi 200 herë me thikë pasi…  

11 Dhjetor, 2023 12:09 pm
Ndryshimi i rregullores së Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë, zbulohet porosia e Ramës për deputetët
Aktualitet

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë, zbulohet porosia e Ramës për deputetët

11 Dhjetor, 2023 11:57 am
Para
9 viktima brenda 24 orësh në Maqedoninë e Veriut  

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, dhjetë viktima dhe 96 raste të reja

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg Redian Rrajën

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg Redian Rrajën

Mbyllja e klubeve/Artistë, punonjës e pronarë protestë para kryeministrisë

Mbyllja e klubeve/Artistë, punonjës e pronarë protestë para kryeministrisë

















TE FUNDIT

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, përfundojnë hetimet për ish-prokurorin, dosja dërgohet në gjyq 

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, përfundojnë hetimet për ish-prokurorin, dosja dërgohet në gjyq 
11 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin P.F. i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë  Në...

Lexo më shumë

Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, pretendon tjetër emër si porositës të atentatit ndaj Lulzim Mashës

Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, pretendon tjetër emër si porositës të atentatit ndaj Lulzim Mashës
11 Dhjetor, 2023

Henrik Hoxha, ish-i penduari në dosjen "Plumbi i artë" rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK vendosi të...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës
11 Dhjetor, 2023

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës. Kjo kërkesë e tyre vjen pas kaosit të...

Lexo më shumë

Rama i pakënaqur me deputetët e tij: I paralajmëron me zgjedhje të parakohshme

Rama i pakënaqur me deputetët e tij: I paralajmëron me zgjedhje të parakohshme
11 Dhjetor, 2023

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj shumicës së deputetëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com