Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

2025/11/21 at 8:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në ceremoni morën pjesë Z. Ahmet Çalik, Kryetari i Bordit të Çalik Holding, aksionarit të vetëm të BKT dhe drejtues të tjerë, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.


BKT 10

Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çalık Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themelet për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.

BKT 4

Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuarit ishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili tha se ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, një bankë e klasit botëror. Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë një dëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumë vite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.

BKT 8

Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se “Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë një institucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen. “Sot BKT – tha ia – po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet. Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.” Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit që ai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: – “Një nga kontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne. BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbime bankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndër promotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuar drejt teknologjisë.

BKT 7

Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance. Ata sollën një program të përzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorët shqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit “Gladiatori” dhe “Tango Argjentine”. Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes një kolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan “Viceversa” nga balerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka. Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat u shoqëruan nga projeksione 360° që ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionale për të ftuarit.

BKT 3

Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasysh që tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture. Për më tepër është vijuar njëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnë me një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne. Në vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, si simbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.

BKT 2

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.

BKT 5

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi të kreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank.  Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një  mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor  | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një  mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor |



Ju sugjerojmë

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…
Sport

Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…

21 Nëntor, 2025 3:16 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

21 Nëntor, 2025 2:24 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese

21 Nëntor, 2025 2:20 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 Nëntor, 2025 1:45 pm
Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
Politikë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 2025 1:13 pm















TE FUNDIT

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
21 Nëntor, 2025

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala...

Lexo më shumë

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
21 Nëntor, 2025

Liderët evropianë po punojnë për një “kundërpropozim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ndërtuar një plan paqeje të...

Lexo më shumë

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
21 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Takimi do zhvillohet në...

Lexo më shumë

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
21 Nëntor, 2025

Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com