Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

2025/07/02 at 5:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.50%, në kuadër të një politike më të lehtësuar monetare.


Vendimi i bë i ditur nga guvernatori Gent Sejko gjatë një konference për shtyp, ku paraqiti raportin e ndërmjetëm të politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas Sejkos, zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë këtij viti, megjithëse inflacioni dhe ritmi i rritjes ekonomike kanë qenë në kufijtë e poshtëm të pritshmërive. “Këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona”, tha ai.

Përveç uljes së normës bazë të interesit, Këshilli vendosi të reduktojë edhe:

normën e interesit të kredisë njëditore nga 3.75% në 3.50%;

normën e interesit të depozitës njëditore nga 1.75% në 1.50%.

Guvernatori theksoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është për të nxitur rritjen e kreditimit dhe për të krijuar kushte më të mira për stabilitetin e çmimeve dhe të kursit të këmbimit. “Vendimmarrja krijon kushte monetare më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv”, deklaroi Sejko.

Pjesë nga fjala e Gent Sejkos:

Sot, më 2 korrik 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e dytë.

Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre.

Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026.

Megjithatë, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend.

Në këtë kontekst, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të reduktojë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 2.50%;

të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 3.50%.

të reduktojë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo vendimmarrje krijon kushte monetare më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit, në objektiv. Ajo rikonfirmon angazhimin tonë për kthimin e inflacionit në objektiv në një kohë sa më të shkurtër, si dhe krijon kushte më akomoduese monetare për rritjen e kreditimit dhe stabilitetin e kursit të këmbimit. Kjo lëvizje është në linjë me komunikimet tona të mëparshme për të ndjekur një politikë monetare fleksibël, të bazuar në të dhënat e reja, si dhe është konsistente me kahun lehtësues të politikës monetare të ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane.

Këshilli Mbikëqyrës thekson se politika jonë monetare do të vijojë të udhëhiqet nga të dhënat më të fundit dhe, në veçanti, nga balanca e faktorëve që ndikojnë ecurinë e çmimeve në vend. Në një mjedis me pasiguri të lartë, kjo qasje garanton fleksibilitetin e nevojshëm për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo devijimi nga parashikimet tona bazë dhe për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.



Ju sugjerojmë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Para
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
















TE FUNDIT

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com