Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë do bjerë 8.4% këtë vit

2020/10/22 at 10:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë do bjerë 8.4% këtë vit

Banka Botërore pret që rimëkëmbja e ballkanit Perëndimor të jetë e ngadaltë dhe e pasigurt. Banka ka publikuar sot Raportin e Rregullt Ekonomik nr. 18 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti i titulluar “Rimëkembje e pasigurt” fokusohet në përgjigjen e vendeve të rajonit ndaj COVID-19 dhe shqyrton konsekuencat makroekonomike dhe fiskale të pandemisë në të 6 vendet e rajonit, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Pandemia e ka futur rajonin në një recesion të thellë, duke sjellë norma negative rritjeje në të gjashtë vendet për vitin 2020.

Sipas Raportit, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin prill. Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

Persa i takon ekonomisë së Shqipërisë, raporti ve ne dukje se për vitin 2020 rritja pritet të kontraktohet me 8.4%. Reagimi i autoriteteve ishte i shpejte ne marrjen e masave kundër krizës, p.sh., linjave të garantimit të kredisë për bizneset dhe rritjes së transfertave sociale për individët.

Pozita fiskale e Shqipërisë për vitin 2020 pritet të përkeqësohet me rritjen e parashikuar të deficitit në 8.5 përqind të PBB-së. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të ulë raportin e të ardhurave tatimore ndaj PBB-së nga 25.7 përqind e PBB-së në 2019 në 24.1 përqind. Të dy këta faktorë së bashku, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal, pritet ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4 përqind të PBB-së, thekson raporti.

Me ngadalësimin e përhapjes së pandemisë, pritet që në 2021 të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë prej 5% për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Duke supozuar se pandemia do të vihet nën kontroll deri në fund të vitit, PBB-ja në vitin 2021 parashikohet të rikthehet në rritje me 5 përqind, për shkak të rimëkëmbjes së eksporteve, konsumit dhe investimeve. Gjithashtu, vijimi i procesit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti pritet t’i japë hov rritjes ekonomike, siç ka ndodhur në situata të ngjashme në ekonomitë e tjera në zhvillim.

Pas kësaj periudhe, rritja do të varet gjithnjë e më shumë nga konsumi privat, mbështetur nga rindërtimi pas tërmetit. Investimet private dhe ato publike do të kontribuojnë gjithashtu pozitivisht në rritjen ekonomike për sa kohë që qeveria do të vijojë reformat për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimet në infrastrukturë. Sektori i shërbimeve, kryesisht ato që lidhen me turizmin, dhe sektori i ndërtimit pritet të jenë kontribuesit kryesorë sektorialë në rritjen ekonomike.

Deficiti i llogarisë korrente pritet të ulet në 10.1 përqind të PBB-së në 2021 dhe më tej të ngushtohet gradualisht në 8 përqind, në linjë me trendin e periudhës së para krizës,si rezultat i përmirësimeve të parashikuara në bilancin tregtar. Në periudhë afatmesme, eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi dhe operacionet e proceseve të biznesit të cilat po zgjerohen me shpejtësi, do të çojnë në ngushtim të deficitit tregtar. Në vitin 2021 importet pritet të rriten me 12.8 përqind si pasojë e përshpejtimit të investimeve në infrastrukturë. Gjatë periudhës së parashikimit, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte, kryesisht në sektorin e turizmit, energjisë dhe industrisë përpunuese, parashikohen të financojnë pjesën më të madhe të deficitit të llogarisë korrente.

Me rigjallërimin e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të arrijnë në 27.6 përqind të PBB-së deri në vitin 2022, kohë në të cilën parashikohet një rënie e vogël e borxhit publik të Shqipërisë. Autoritetet duhet të vijojnë të zbatojnë rregullin fiskal mbi dinamikën e borxhit, i cili përcakton se raporti i stoku i borxhit publik dhe të garantuar ndaj PBB-së nuk duhet të rritet nga viti, dhe ky rregull kërkon që duke filluar nga viti 2023 të ruhet një bilanc primar pozitiv. Perspektiva e punësimit varet kryesisht nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe vlerës së investimeve në rindërtimin e vendit, thuhet në raport./ Monitor




Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Maliqi akuza për korrupsion, Gjonaj: Po hetojmë grevën e të burgosurve

Maliqi akuza për korrupsion, Gjonaj: Po hetojmë grevën e të burgosurve

Rindërtimi/ Banorët përplasen me policinë në Bubq, shoqërohen disa persona

Rindërtimi/ Banorët përplasen me policinë në Bubq, shoqërohen disa persona

Greva e urisë në Ballsh, gratë naftëtare: Rama ti rregullojë gjërat

Greva e urisë në Ballsh, gratë naftëtare: Rama ti rregullojë gjërat
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com