-U tha në Opinion

Banesat pas tërmetit, inxhinierja: Banorët nuk e dinë çfarë thuhet


               Publikuar në : 23:43 - 09/12/19 |
Geljano Fataj

Mes qytetarëve ka kaos sa i përket inspektimeve të banesave të tyre, pas tërmetit të 26 Nëntorit. Inxhinierja e Ndërtimit, Mimoza Hysaj thotë se banorët nuk e dinë se çfarë thuhet nga inspektorët prandaj duhen vënë disa shenja konvencionale.

Gjithashtu sipas saj duhet të marrim eksperiencën pozitive të ndërkombëtarëve që kanë ardhur për të ndihmuar me verifikimin e banesave.

Mimoza Hysaj: Nëse ne pas gjithë kësaj situate që ndodhi nuk kemi kuptuar që vetëm zbatimi i ligjit do të çojë në procedura të përcaktuara se si ne do vazhdojmë për verifikim dhe nesër për rikonstruksion dhe ndërtime të tjera. Ne në gjithë këto faza dolën disa shenja që shkojnë inspektohen nga inspektorët dhe banorët nuk dinë se çfarë thuhet. Është e pamundur që të vesh ca shenja konvecionale që të dihet kjo shenjë është kjo? Komunikimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Ne themi po vinë ndërkombëtarët. Kush është eksperienca që marrim ne nga këta ndërkombëtarë? Ma do mendja që këta ndërkombëtarë vijnë si ndihmë për ne. Mund të kenë dhe vlerë monetare, por nuk punojnë me këto lloj formularësh dhe kanë ca formularë që i kanë zbatuar në raste të tilla./ Opinion.al

Pas