Një banesë dykatëshe u përfshi nga zjarri ditën e sotme në Hotolisht të Librazhdit. Qazim Aliu, pronari i banesës shprehet se flakët kanë djegur çdo gjë. Siç duket nga pamjet ai edhe vetë ka marrë djegie në fytyrë, por për fat të mirë jo shumë të rënda.
“Aksidentalisht mori flakë shtëpia. Të gjitha gjërat brenda janë djegur. Më është djegur e gjithë shtëpia. Me televizor, me rrobe, me të gjitha gjerat. Dolëm jashtë për momentin…,” u shpreh Aliu.
Shkaqet nuk dihen ende, ndërsa shefi i zjarrfikëses është shprehur se për momentin janë të fokusuar në shuarjen e flakëve.