Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën nga asfiksimi një 50-vjeçar.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”. Aktualisht shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ Opinion.al