Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi banesa në të cilën jetonte është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur “Zogaj”. Policia bën me dije se bashkëshortja e 52-vjeçarit ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.