Aktualitet

“Banesa nuk ka ardhur nga paratë e krimit”, SPAK heq sekuestron e OFL


               Publikuar në : 20:27 - 24/02/20 |
Al Do

SPAK ka hequr sekuestron e parë të ekzekutuar nga OFL. Bëhet fjalë për një banesë një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Ky i fundit është në kërkim pasi akuzohet si një nga personat që ka marrë pjesë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatë kërkesën për sekuestrimin e disa pronave të Altin Hajrit.

Konkretisht, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e një ndërtese katër me kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër, një vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës, kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës, karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës, një vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës, një tokë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës, një tokë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës dhe një tokë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatë kërkesën për sekuestro për pasuritë e Saimir Taullaut, i cili njihet në qytetin e Lushnjës si rival i Aldo Bares.

Bëhet fjalë për:

Pasuri, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

Pasuri me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuri me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuri me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Katër automjete, një “Jeep”, vit i prodhimit 2008, një “Audi A8, një “Nisan Pathfinder” dhe një “Jeep” tjetër. /Opinion.al

Pas