Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bandat shqiptare në kryeqytetin e drogës, The Sun: Ja si gangësterët torturojnë rivalët

2023/01/28 at 3:15 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bandat shqiptare në kryeqytetin e drogës, The Sun: Ja si gangësterët torturojnë rivalët

Duke treguar me gisht drejt portit të Antwerp-it të mbuluar nga mjegulla, ai që dikur quhej “mjeshtri i kontrabandës së drogës”, Paul Meyer, këmbëngul se siguria e tij është shumë e dobët.

I njohur si “djaloshi i gjatë holandez” në qarqet ndërkombëtare të trafikut të drogës, Paul thotë për The Sun se si dikur lëviznin sasi industriale lëndësh narkotike përmes portit belg të kontejnerëve me shumë lehtësi.

Dikur njihej më mirë për qytetin e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e diamantit, por sot Antwerp punon nën etiketimin si kryeqyteti i kokainës në Evropë.

Trafikanti i drogës Paul Meyer thotë se Antwerp është vendi më i mirë për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha kokaine.

Vitin e kaluar, Bledar Muça, 39 vjeç, një shqiptar me letra false britanike, u vra me gjakftohtësi, teksa pamjet tronditëse të kamerave fiksuan vrasësin e armatosur teksa e qëllon.

25 milje përtej kufirit holandez nga Antwerpi qendror, një bandë e trafikut të drogës, ndërtoi një dhomë torture të izoluar nga dalja e zërit jashtë saj, dhe përdorej për të kërcënuar rivalët.

Ish-“mbreti” i trafikut të drogës Meyer, i cili shërbeu shtatë vjet në rrjetin e trafikut, thotë se nuk ishte i befasuar nga zbulimi i dhomës së torturës.

“Në kohën time ata merrnin me qira një vend, të merrnin atje dhe të torturonin. Ose të fusnin në bagazhin e një makine dhe të çonin në pyll dhe të torturonin atje. Kur bën diçka të gabuar, kur nuk i mban premtimet, kur vjedh, kur gënjen, ke problem.”

Antwerp është bërë dëshmitar i 200 ngjarjeve të dhunshme të lidhura me drogën, përfshirë kërcënimet, rrahjet dhe vendosjet e eksplozivëve, gjatë pesë viteve të fundit.

Në banesën e tij në periferi, eksperti i bandave të narkotikëve Dr Teun Voeten thotë se Antwerp është një “shtëpi pastrimi” për kokainën, ku mafiozët me bazë në Holandë dirigjojnë tregtinë.

61-vjeçari, i cili ka shkruar një libër mbi kartelet që veprojnë në Antwerp, zbuloi: “Hollanda është narko shteti më i madh në Evropë. Është një parajsë për grupet e krimit. Ka korrupsion dhe është shumë e lehtë për të pastruar paratë.”

Gazetari dhe antropologu thotë se e ashtuquajtura Mocro Mafia – grupe kriminale të trashëgimisë marokene – dhe sindikata nga Holanda, Italia dhe Shqipëria veprojnë të gjitha në Antwerp.

Dr Voeten tregon një rast të një koke të prerë të një shitësi droge të lënë jashtë një lokali në Amsterdam në vitin 2016 si tregues i dhunës.

Ai tha se Mocro Mafia njihet për “dhunën e tyre të tepruar dhe simbolike” dhe se prerja e kokës ishte “nga tekstet shkollore të karteleve meksikane”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Aktualitet

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

4 Korrik, 2025 1:26 pm
“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
Aktualitet

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

4 Korrik, 2025 1:21 pm
Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
Aktualitet

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

4 Korrik, 2025 1:12 pm
Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
Aktualitet

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
Aktualitet

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

4 Korrik, 2025 1:03 pm
“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq
Kronikë

“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

4 Korrik, 2025 12:45 pm
Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..
Aktualitet

Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..

4 Korrik, 2025 12:39 pm
Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
Aktualitet

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

4 Korrik, 2025 12:29 pm
Para
Begaj i uron Kadaresë ditëlindjen: Ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare

Begaj i uron Kadaresë ditëlindjen: Ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare

Veliaj: Këtë pranverë do të hapet parku i madh i Farkës

Veliaj: Këtë pranverë do të hapet parku i madh i Farkës

Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ-ve

Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ-ve

TE FUNDIT

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
4 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat...

Lexo më shumë

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
4 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2 javëshin e dytë të korrikut “do të ngrejnë njëherë e mirë në...

Lexo më shumë

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
4 Korrik, 2025

Përmes një video në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave...

Lexo më shumë

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
4 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com