Për gazetarin Poli Hoxha banda më e egër në historinë e Shqipërisë ka qenë ajo e Lushnjës. Në emisionin Opinion, ai tha se kjo bandë ishte më e sofistikuar se të tjerat dhe se kishte e para lidhje me politikën. Sa i përket “personazhit”, ai tha se mbetet Gaz Muça.
Poli Hoxha: Pas ‘99-2000 ka filluar konsolidimi i bandave. Nëse e ndajmë në këtë fashë që i vura unë, pëe mua më e sofistikuara dhe më e egra ka qenë Banda e Lushnjës. Një hap shumë përpara këtyre, më lidhje politike, më ndikim në qytet. Pastaj si personazh, si legjendë ngelet Gaz Muça se ishte i pari. Dilte me atë kalin e tij, në stadiumin e Barit bëri rregull. Vetëm seriali i Tropojës e konkurron po ta marrësh për vrasje. Deri në 2010 me vrasjen e Franc Konomit, një hakmarrje që u bë legjendare. Edhe që them se do vazhdojë. / Opinion.al