Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bamir Topi rrëfen për takimin me Ramiz Alinë, çfarë më tha për Berishën

2019/05/19 at 12:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bamir Topi rrëfen për takimin me Ramiz Alinë, çfarë më tha për Berishën

Libri “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i publikuar nga ish-presidenti Bamir Topin ka ngjallur debate në arenën politike.

Në këtë libër, Topi ka shkruar ngjarjet kryesore të eksperiencës së tij në politike, si dhe marrëdhëniet që ai ka pasur me disa nga politikanët e vendit.

Në një pjesë të librit, Topi ka rrëfyer takimin e tij me Ramiz Alinë në vitin 2009

Ish-presidenti shprehet se me Alinë u takua në 80-vjetorin e lindjes së Alfred Moisiut.

Ai rrëfen se më ka pasur një bisedë të shkurtër me Ramiz Alinë, ku kishin folur për situatën politike të asaj kohe.

Ndërkohë, sipas Topit, teksa kanë diskutuar për marrëdhëniet president-kryeministër, Alia e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si  një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

BAMIR TOPI

PËR RAMIZ ALINË

Ramiz Alia, ndonëse është njeriu më jetëgjatë, që shërbeu në komunizëm si përfaqësues i Rinisë Komuniste e deri Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, konsiderohet dhe njihet në historinë e kohës së ndryshimeve të sistemeve si Presidenti i Parë i Republikës dhe në këtë cilësi është trajtuar në marrëdhëniet protokollare të shtetit shqiptar. E kam takuar Ramiz Alinë në ceremonitë e Festës së Pavarësisë, ku komunikimi ka qenë i shkurtër dhe përshëndetës.

Një tjetër moment kur kam biseduar gjatë me Ramiz Alinë ka qenë në një darkë të organizuar nga Presidenti Moisiu në 80-vjetorin e lindjes së tij, në dhjetorin e vitit 2009. Ndonëse ishin të ftuar të gjithë presidentët, mungonte vetëm Sali Berisha. Pas një dreke që ka zgjatur rreth një orë, në largim e sipër, gjatë përshëndetjes kam pasur një bisedë të shkurtër dhe interesante me Ramizin.

Në përshëndetje e sipër filloi të japë vlerësime për situatën konfliktuale midis Presidentit dhe Kryeministrit, që korrespondonte me problemet politike të vitit 2009.

– Në këtë klimë kaq të ashpër, vlerësoj mënyrën e drejtimit të Presidencës për të qenë i baraslarguar dhe duke u bazuar thellësisht te ligji! – u shpreh Alia.

Në ikje e sipër u shpreh se “e shoh që ke një situatë të pazakontë”, duke pasur parasysh përplasjen e fortë me Berishën, të cilin e përkufizoi si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

Unë, natyrisht nuk u ndjeva mirë me këtë lloj komunikimi, duke evituar përgjigjen me shumë diplomaci dhe e kalova bisedën diku tjetër, pasi nuk doja që të shprehja konsideratat e mia, aq më shumë te Ramiz Alia, për një njeri që, tek e fundit, kisha bashkëpunuar në politikë dhe sot kisha marrëdhënie të detyruara institucionale.

E lashë pa përgjigje shprehjen e fortë të tij, i cili kishte pritur rastin për ta thënë. Unë jam “çliruar” ta them pas kaq kohësh, edhe pse Ramiz Alia është ndarë nga jeta, duke menduar që disa rrëfime “të sikletshme” duhen thënë në mënyrë shumë autentike, sikurse e kërkon ky lloj rrëfimi për jetën./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Para
Putin dhe Erdogan takim për vendimin e SHBA

Paralajmërimet e SHBA, Turqia e vendosur të forcojë marrëdhëniet me Rusinë

Punime në kabina, disa nga zonat e Tiranës 6 orë pa energji elektrike

Punime në kabina, disa nga zonat e Tiranës 6 orë pa energji elektrike

Basha në Britani: Shqipëria qeveriset nga autokratë, cenohet demokracia

Basha në Britani: Shqipëria qeveriset nga autokratë, cenohet demokracia

TE FUNDIT

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
8 Qershor, 2025

Më 8 dhe 9 qershor, Italia do të votojë në pesë referendume të propozuara nga sindikata CGIL dhe partitë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com