Politikë

Bamir Topi: Rama dhe Basha nuk janë të besueshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:38 - 13/04/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk janë liderë të besueshëm.

Në “Abc News”, Topi shprehet se kryeministri Rama tregon mungesë serioziteti, ndërsa Basha po monopolizon ngjarjet e mëdha të Shqipërisë si arritje të tij pasi rezultatet përfundimtare janë arritur në bashkëpunim.

“Në këndvështrimin tim të dy janë të pabesueshëm. Sot duke i parë me një vëmendje të veçantë, të dy personazhet më ngjajnë me njerëzit që bëjnë reklamën e dyshemeve. Kanë futur në gojë kasetën e dikurshme dhe thonë të njëjtën gjë thonë gjithmonë. Nëse njeri vjen nga një politike aktive me të cilën krenohet dhe se në komunikimin me njerëzit përmendin vetëm pjesë pozitive atëherë dikush duhet të dalë dhe të thotë gjërat negative. Nuk mund të bësh vetëm fushatë pozitivi sepse tregon mungesë serioziteti. Ata këtu kanë qenë dhe kanë folur për tema të ndryshme. Tjetri…nuk mund të monopolizojë ngjarje të mëdha të Shqipërisë, futja në NATO… kanë qenë edhe të tjerët”, tha Bamir Topi./ Opinion.al

 

Pas