Mario Balotelli është përfshirë në një sherr në orët e para të mëngjesit së të shtunës jashtë një lokali në Brescia. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Bresciaoggi”. Ngjarja është akoma e paqartë, dhe dëshmitë e atyre që kanë qenë të pranishëm duken, të paktën për momentin, kontradiktore. Për shembull, nuk është e qartë se cili ka qenë roli i Mario Balotelli-t. Në lidhje me këtë episod ka nisur një hetim nga ana e karabinierëve. E vetmja gjë e sigurt është se gjatë sherrit një burrë 33-vjeçar ka humbur 3 gishta të njërës dorë.
Mbetet për t’u sqaruar edhe arsyeja pse ky njeri ka humbur 3 gishta të dorës. Ndoshta, duke u bazuar tek ato që kanë thënë disa nga dëshmitarët, ai ka futur gabimisht dorën te aparati ku printohen biletat kur po ngjitej me shpejtësi në autobus për t’ju shmangur sherrit. Sipas edicionit të “Corriere della Sera”-s të Brescia-s, sherri ka nisur pak pas mbërritjes në diskotekë të Mario Balotelli-t, i cili ka qenë i shoqëruar me vëllanë Enoch dhe disa shokë. Shkëndija që ka shkaktuar përleshjen duket se kanë qenë disa komente fyese kundrejt Mario-s nga disa djem që kanë qenë të pranishëm në lokal.