Mario Baloteli duket se është rehabilituar nga problemet e së shkuarës dhe tani është gati të rikthehet në kombëtaren italiane. Sulmuesi i Nice ka treguar të dhëna të shkëlqyera që prej kohës kur është transferuar në kampionatin francez. Në Ligeu 1 ai ka shënuar pesë gola në tre ndeshje, rezultat i cili ka detyruar trajnerin e bluve, Giampiero Ventura të ri-mendojë vendimin tij. Baloteli nuk ka luajtur më për Kombëtaren Italiane që prej Kupës së Botës në 2014-ën, por nëse vazhdon të shënojë gola të shkëlqyer në Nice, më shumë mundësi Super Mario do të përballet edhe me djemtë kuq e zi të kombëtares.