Aktualitet

Balluku zbulon datën kur do të jetë gati Bypass-i i Vlorës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 08/07/21 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar mbrëmjen e sotme punimet në Bypass-i e Vlorës.

Balluku tha se ky segment do të jetë gat në datën 15 korrik dhe një ditë më pas do të nisë lëvizja.

Ministrja vlerësoi ritmin me të cilin po punohet dhe njoftoi se javën tjetër do të jetë së bashku me kryeministrin Edi Rama për të hapur rrugën.

Nëse e sheh një sy i pastërvitur me kantiere do të thotë “o Zot si ka mundësi që kjo hapet pas një jave?”. Por faktikisht këto largohen për 2-3 ditë dhe vazhdohet me asfaltimin. Javë për javë duket ecuria dhe gjëja që më shqetëson si do ja dalim, por ecuria e punimeve është shumë e mirë, ritmet janë shumë të larta. E di që nuk ka pasur një mot të favorshëm për shkak të temperaturave të larta, punëtorët e kanë ndjerë, disa më thanë se natën punohet më mirë. Është fresk. Ne jemi të përqendruar te siguria rrugore dhe unë shikoj që ndryshe nga një javë më parë janë përmbushur disa nga kushtet, rrjeta në skarpate, semaforët. Kjo është shumë e rëndësishme. Policisë së shtetit i kemi kërkuar që madje të vijë para se të dorëzohet vepra. Do të inspektojmë të gjithë rrugën. Në 15 Korrik kjo rrugë do të jetë e përfunduar. Në 16 Korrik pasdite ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Pas 7 ditësh do të jemi për festë dhe jo për kontrolle teknike” tha Balluku./ Opinion.al

Pas