E ftuar në emisionin “Opinion”, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belind Balluku bëri të ditur se në fund të shkurtit përfundon hapja e tunelit të Llogarasë.
Balluku tha se terreni gjeologjik i ka mundësuar LLogarasë një hapje 24 metër në ditë, ndërkohë që situata duket e vështirë në rrugën e Arbrit, ku nuk hapet më shumë se 1.4 metër tunel në ditë.
“Brenda vitit 2023 përfundon rruga e Arbrit në pjesën e Qafës së Buallit. Për ne mbetet një sfidë tuneli i Murrizit, pasi vazhdon të ecet më 1.4 metër në ditë, ndërsa me 24 metër në ditë ecet Llogarja, ku përfundon hapja e tunelit në fund të shkurtit”, tha Balluku./Opinion.al