Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku thotë se na ka parë Zoti, por llogaritë i dalin si të qametit

2020/07/09 at 1:56 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku thotë se na ka parë Zoti, por llogaritë i dalin si të qametit

Nga: Aldo Baxhaku


“Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër ose ndryshe 7.5 euro për kilometër”.

Kjo ishte deklarata e Ministres së Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sot në foltoren e parlamentit. Padyshim që deklarata ka një lapsus pasi ministrja ka dashur të thotë 7.5 euro për 100 kilometra.

Bëhet fjalë për projektin e shumë përfolur të rrugës Milot – Fier, me kosto 1.118 milionë euro që u prezantua një javë më parë.

Opozita e sulmoi këtë projekt duke akuzuar kryeministrin dhe ministren se kostot janë të shtuara. Ndër të tjera në akuzat e opoiztës ishte dhe fakti se një udhëtim vajtje ardhje në këtë segment do të kushtojë 17.4 euro.

Me një gjuhë të ashpër dhe tepër e revoltuar, ministrja e kundërshtoi këtë shifër duke thënë se rruga nuk paguhet vajtje ardhje por me segmente dhe se për një kilometër automjetet do të duhet të paguajnë 0.075 eur.

Në fakt, përllogaritja tregon që në shifrën e dhënë nga opozita, me atë të deklaruar nga ministrja ka një gabim vetëm me 0.15 euro

Autostrada Milot-Fier është e gjatë 115 kilometra sipas projetit të prezantuar nga qeveria. Me një llogari të thjeshtë matematikore rezulton se kostoja nga Miloti në Fier është 8.625 euro. Që do të thotë se vajtje-ardhje kushton 17.25 euro.

Llogaria është pothuajse e njejtë dhe kërcënimi që ministrja bëri se punët u dashkan zgjidhur nëpër gjykata duket jo i mirë menduar por një përpjekje për të sulmuar opozitën të cilën shpesh herë e etiketoi si “zëdhënës të qametit”.

E për ta mbyllur fjalën e saj me nota bibliko moraliste, Balluku tha se më në fund Shqipërinë e ka parë zoti tani që është kjo qeveri dhe se opozita po e çmend këtë milet.

“Ne jemi qeveria e ndërtimit, ju keni qenë qeveria e shkatërrimit. Zoti është i madh dhe e ka parë Republikën e Shqipërinë më në fund dhe nuk do të vijë më dita, se më pëlqen shumë kur thoni kur do vijmë ne do shkatërrojmë këtë do bëjmë atë, e çmendët këtë popull, sidomos në kohët e covidit kur dëgjon që oferta e re e njërit që do të vijë në qeveri është njëri që do të prishi këtë dhe do të shkatërrojë atë, sinqerisht ju po ndikoni psikollogjikisht në jetën e qytetarëve të shqipërisë. Nuk e kuptoj si nuk uleni të punoni për programin tuja. Do bëni program ju? Do dalim të garojmë?”, tha ministrja Balluku./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
Para
“E premtja dhe e hëna të jenë pushim”, propozimi i Beqajt në Kuvend

"E premtja dhe e hëna të jenë pushim", propozimi i Beqajt në Kuvend

Balla: Harroje se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për…

Balla: Jemi të gatshëm të diskutojmë hapjen e listave

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

PD: Nuk mund të ndryshohet sistemi zgjedhor 1 vit para zgjedhjeve
















TE FUNDIT

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për...

Lexo më shumë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 2026

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe...

Lexo më shumë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
29 Janar, 2026

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e "ndalimit të daljes nga shteti" në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Balluku ka...

Lexo më shumë

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com