Trupat e shqiptarëve që kanë humbur jetën jashtë vendit, po riatdhesohen për t’u prehur në Shqipëri. Është ky informacioni që dha në emisionin “Opinion”, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Këto kohë jemi hasur edhe me riatdhesimin e trupave që kanë humbur jetën. Kjo kryhet në mënyrë normale edhe nga SHBA, por edhe nga vendet e tjera, si Italia apo vende të tjera të Europës”, tha Balluku.
Duke shpjeguar se tashmë kanë arritur të kthehen në vend 814 qytetarë, Balluku u shpreh se procesi i riatdhesimit do të vijojë dhe në linja të reja, bazuar nga kërkesa e qytetarëve dhe regjistrimi online për t’u kthyer në vend./Opinion.al