Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku: Përfundon Unaza e Tiranës, hapet gara për aeroportin e Sarandës

2021/09/16 at 1:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku: Përfundon Unaza e Tiranës, hapet gara për aeroportin e Sarandës

Ka nisur seanca e dytë e Kuvendit për ditën e sotme. Është ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku që po u përgjigjet pyetjeve të deputetëve dhe po rendit objektivat e dikasterit që ajo drejton për katër vitet e ardhshme.

Në fjalën e saj Balluku theksoi se gara për Portin e Durrësit mbyllet në fund të tetorit, Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh, aeroportet e Vlorës dhe Sarandës pritet të përfundojnë brenda afatit ndërsa shtoi se do të duhet më shumë kohë për përfundimit e Koridorit Blu.

“Pa dashur të përsëritem dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike. Do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano. Gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i Ri dorëzohet brenda këtij mandati. Faza e parë e projektit të ballinës në portin ekzistues që do të kthehet në zonë për përdorim turistik dhe banimi, kemi nisur nga puna për fazën e parë të negocimit. Në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit të tretë. Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit.

Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit. Brenda nëntorit nisim kantierin për aeroportin e Vlorës. Po bëhet studimi i ambientit dhe menjëherë ngritja e kantierit në zonën e destinuar për t’u bërë ky aeroport që do jetë më i madh. Parashikohet të ketë edhe shërbime për mirëmbajtjen e avionëve dhe transportin e mallrave nga ajri. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Do jetë aeroport turistik sezonal. Na rezulton që do të përpunojë kapacitete të rëndësishme nga muaji prill deri në muajin nëntor për lëvizje charter. Do duhen 24 muaj për ndërtim. Duke marrë parasysh afatet për garën dhe kontratën, parashikohet të dorëzohet në pranverën 2025, në përfundim të mandatit të tretë. Korridori Blu, për të cilin jemi përgatitur prej kohës, është një garë që e kemi lançuar por për shkak të pandemisë u shty për një afat tjetër. Me fillimin e punës do të rihapet gara por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati.  Për të plotësuar këtë korridor një nga pjesët më të rëndësishme është Bypass-i i Gjirokastrës. Brenda 24 muajsh do të mbyllim të gjithë unazën e madhe të Tiranës”, tha Balluku.

Më tej ajo u ndal tek hekurudhat. Përpos asaj Tiranë-Durrës, qeveria parashikon ndërtimin e linjave Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec.

“Kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë hekurudha Tiranë-Durrës. Kantieri nis në fund të këtij muaj para se të mbarojë shtatori. Jemi në fazë negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që do krijojë akses edhe në vende të tjera të Ballkanit. Kjo hekurudhë që prek një pjesë të mirë të të gjithë territorit.

Nuk kemi një paketë për shpronësime. Është vlerësuar, si një projekt me kompleksitet të ulët. Jemi besimplotë që do të dorëzohet brenda këtij mandati. Banka e Investimeve ka marrë përsipër të na mbështesë për segmentin nga Durrësi në Pogradec , por ndërkohë do të nisim me segmentin e parë nga Durrësi në Rrogozhinë”, u shpreh ministrja.

Ju sugjerojmë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
Para
Ambulanca në Kuvend, deputetja e PS në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ambulanca në Kuvend, deputetja e PS në gjendje jo të mirë shëndetësore

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 5 bcm në Evropë

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 5 bcm në Evropë

Hidh një h’app…telefono +355696796000 dhe shkarko aplikacionin!

Hidh një h’app…telefono +355696796000 dhe shkarko aplikacionin!

TE FUNDIT

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
14 Dhjetor, 2025

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Lexo më shumë

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
14 Dhjetor, 2025

Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke...

Lexo më shumë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
14 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com