Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit pretendonte se ajo nuk ka qenë e pranishme në interpelancën e kërkuar prej tij.
Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se ka qenë në sallë më 3 tetor kur ishte interpelanca, por Shehaj kishte marrë raport mjekësor.
“Ai po bën një populizëm të tijin, siç e bën kur del aty te trau. Po zonjë (i drejtohet deputetes Dhurata Çupi), do më ndaloni të vij në orën 11:00? Dhe jashtë shtetit dhe këtu, kudo jam. Kthehet njeriu Dhurata, se kuptoj ku është problemi i madh. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor dhe nuk futej dot këtu nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Populizmit të tij nuk ka nevojë t’i jepni flatra, ka qenë data 3 Tetor unë s’kam munguar në interpelacë. Po Ina si e kishe hallin ti?! S’ka gënjyer kryetarja”, tha Balluku.