Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidoje për bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë në Euronews Albania, Balluku u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe se popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë.
Ministrja ndër të tjera zbuloi edhe lidhjen familjare përtej politikës me Erion Veliajn.
“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme. Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet, Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.