Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku: Në 12 vite nuk bëtë ç’bëri Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj

2020/07/09 at 12:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku: Në 12 vite nuk bëtë ç’bëri Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sot në parlament lidhur me konçesionin e rrugës Milot – Fier i cili u prezantua një javë më parë nga ajo dhe kryeministri Rama.


Ministrja tha se vendimi për të bërë këtë rrugë me konçesion është i qeverisë e cila siç tha ajo është zgjedhur për të marrë vendime. Sa i përket konsulencës për këtë projekt ajo tha se ato janë të kontraktuar nga qeveria me fonde të Bashkimit Europian.

Koston prej 1.118 miliardë eurosh, Balluku tha se do ta mbulojë plotësisht konçesionari dhe se tarifa 17.5 euro e deklaruar nga opozita për të një udhëtim vajtje ardhje nuk qëndron. Ministrja Balluku tha se tarifa do të jetë 0.075 euro për kilometër.

‘Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.

E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjellë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.

Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim? Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër”,  tha Balluku.

Ajo akuzoi opozitën se kishte dezinformuar në lidhje me projektin dhe theksoi se në Damian Gjiknuri në 12 muaj dhe ajo në 18 muaj kanë bërë më shumë në këtë ministri se opozita në 12 vite.

“Ne e morëm në shtator të 2017, ju e kishit 12 vite, deri në 2012 të gjithë ju së bashku, ju me këtë në 12 vite nuk keni arritur të bëni atë që ka bërë Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj, po pres të më tregoni ekspertët, unë ua tregova ekspertet e mi, kush e mori vendimin që rruga duhet të bëhet me koncesion, unë besoj qeveria shqiptare që është zgjedhur me votë për të qeverisur, nëse kjo rrugë kushton 1.118 mln euro, kjo është kostoja e rrugës të Hill International, atëherë qeveria shqiptare me analizë nga MF, nuk na del që të kemi mundësi të ndërtojmë nga buxheti dhe qeveria e jep me koncesion, dilni dhe dezinformoni, qeveria nuk vë asnjë qindarkë, gjithë investimi vjen nga investitori privat, që mes një gare ndërkombëtare, do vije mes garës me cilësi të lartë dhe pagesën më të ulët. Nuk meritoni asnjë përgjigjem pro unë i flas popullit shqiptar.

Kush jeni ju që abuzoni me çmimet dhe nxirrni shifra sipas qejfit, kush jeni ju që tregoni 17.5 euro udhëtimin, ku e gjetët, që kur autostradat janë vajte ardhje, autostradat paguhen me segmente si paguhen në gjithë botën, sic ju jeni udhëtarët e botëshëtitur e dini shumë mirë zëdhënësit e qametit, si paguhen autostradat në itali, nga Xhenova në Bari paguani më shumë se 150 euro.

Ato 63 km do qëndrojnë sic janë, kemi vendosur ne për gjurmën ekzistuese, pasi nuk duam të rrisim shifrën e shpronësimeve, në krahun e autostradës ka biznese, nuk duam të krijojmë probleme për këto akomodime.

E dini ju sa të vdekur në vit ka tek rrethrrotullimet që ndërtuat ju, kjo është një gjë që populli shqiptar duhet ta fusë në mendje, 12 vite e keni pasur ju, Edi Rama e ka pasur vetëm 3 vite nuk janë bërë akoma, në shtator do bëhen 3 vite, do kushtojë 0.075 euro për klm, ose 7.5 euro, asnjë lekë më shumë, autostradat me pagesë janë evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara, se cdo qytetar do jetë të drejtë të zgjedhe rrugën deri në 130 km, ose rrugën pa pagese superstadë të parametrave evropianë”./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Para
Përfundoi mbledhjen e qeverisë,kryeministri afrikan ndërron jetë papritmas

Përfundoi mbledhjen e qeverisë,kryeministri afrikan ndërron jetë papritmas

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Tre pacientë të intubuar në infektiv janë në moshë të re

“Alo, Edi jam’”, kreu i AKEP: Rama propozoi që ta bënte vetë mesazhin

"Alo, Edi jam’", kreu i AKEP: Rama propozoi që ta bënte vetë mesazhin
















TE FUNDIT

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
13 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet në një hotel jashtë funksionit....

Lexo më shumë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com