Aktualitet

Balluku: Ka aksidente, vetëm në rast emergjence qarkulloni në rrugë sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 13/02/21 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u ka bërë apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin përgjatë orëve të ardhshme dhe të lëvizin vetëm në raste emergjente.

Përmes një videoje në rrjetet sociale ajo u shpreh se në akse të ndryshme të vendit ka patur aksidente si pasojë e erës së fortë, por edhe për shkak pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve.

“Kemi patur disa aksidente në akse të ndrysme rrugore që kanë ardhur si pasojë e kësaj ere të fortë ose si pasojë e a pakujdesisë së disa drejtuesve të mjeteve”, tha Balluku në videon e realizuar brenda një mjeti  borëpastrues.

“Vetëm në rast se keni nevoja emergjente përdorini rrugët sot. Kjo stuhi do të vazhdojë në më pak se 24 orë. Evitoni qarkullimin nëpër akse edhe pse ne po bëjmë të pamundurën për t’i mbajtur të hapura”, u shpreh ministrja që prej disa orësh ndodhet në rrugën e Milotit./Opinion.al

Pas