Aktualitet

Balluku inspekton Unazën e Madhe: Brenda gushtit hapim dhe tunelin e 5


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 02/08/21 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka inspektuar paraditen e kësaj të hëne  punimet në Unazën e re të Tiranës.

Sipas Ballukut punimet po vazhdojnë me tre turne, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt kjo vepër e rëndësishme për kryeqytetin.

Deri më tani ministrja është shprehur se janë realizuar 50% e punimeve. Balluku ka theksuar gjithashtu se brenda gushtit pritet të hapet tuneli i pestë, i cili lidh zonën e Sakut me Maternitetit të Ri.

Është vlerësuar hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë edhe ecurinë e punimeve e kemi 50%. Në unazën e Tiranës, të gjitha pjesët që janë hapur janë definitive dhe nuk kemi asnjë plan t’i mbyllim. Devijimi i trafikut është një vendim që merr ARRSH për t’iu mundësuar ju që të punoni dhe qytetarëve që të kalojnë. Ashtu si në të gjitha projektet që janë nisur në Unazën e Tiranës, na është dashur të rishikohet projekti. Kemi bërë akomodimin e duhur sa i përket trotuareve, ndriçimit. Të gjitha projektet brenda zonave urbane, kemi pasqyruar të gjitha kriteret. Jam shumë e kënaqur me nivelin e ecurinë dhe raportet që marr nga ARRSH për cilësinë e punimeve.

Janë marrë të gjitha masat për mbledhjen e ujërave dhe cilësinë e punimeve, Që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës dhe dimrit. Kemi vënë një afat të 31 gushtit. Para kësaj date,
ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera.

Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha lotet. Janë dashur ndërhyrje për 2.3 km që nuk bëhen as për 60 km. Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re, për të lidhur sheshin Shqiponja, bulevardin e ri”, tha Balluku./Opinion.al

Pas