Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin e premtuar! I aksesueshëm vetëm për… 

2024/05/28 at 3:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin e premtuar! I aksesueshëm vetëm për… 

Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijon puna për detajet e tjera që janë pjesë e kësaj vepre. Janë fazat e fundit të punimeve për të nisur më pas hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit. Po ashtu, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit. 


Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë vepër e cila parashikohet të jetë gati dhe e hapur për qarkullimin e automjeteve në nisje të sezonit turistik veror të këtij viti. 

“Jemi në aktivitetet e fundit sa i takon punimeve në tubin kryesor. Është gati për të filluar punimet e asfaltit. Ndriçimi është në proces, në fillim të tunelit ka përfunduar. Pajisjet e aspirimit janë të montuara. Jemi besimplotë që afatet do të kapen. Punimet po ecin shumë mirë. Pika kritike nuk kemi. Pajisjet i kemi të gjitha në kantier dhe janë gati për t’u montuar”, sqaroi Gjyli. 

Ministrja Balluku teksa theksoi se ka një angazhim maksimal për të përfunduar të gjitha punimet brenda aftit të parashikuar, në mënyrë që kjo vepër, e cila shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, të jetë në dispozicion të qytetarëve. Balluku tha se pas përfundimit të sezonit veror, kur ulet edhe fluksi i lëvizjes drejt bregdetit, në tunel do të rinisin punimet deri në përfundimin e plotë të veprës. 

“Tuneli i Llogarasë do të hapet për akses të automjeteve, sigurisht me disa kushte sigurie pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor. Kur të mbaroj fluksi do të mbyllet sërish, ashtu siç kemi bërë dhe me Orikum-Dukat, ashtu siç kemi bërë edhe me bypass-in e Vlorës, pra që ne i disponojmë për kalim gjatë verës, por i mbyllim në tetor për t’ju dhënë mundësi që të përfundojnë të gjitha detajet, sidomos edhe ato të parametrave brenda tunelit të emergjencës”, tha Balluku. 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet të cilat do të kalojnë përmes tunelit. “Deri në tetor do të funksionojnë normalisht, do të kemi disa kufizime përsa i përket shpejtësisë apo gjithçka tjetër. Policia do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, në hyrje dhe dalje të tunelit. Këtë vit nuk do të aplikohet pagesa e tunelit pasi duhet të përfundojë i gjithë kantieri dhe parashikohet që të vazhdojë në vitet në vazhdim. Aplikimi i tarifës do të jetë pas vitit 2025 kur të dorëzohet ky si tunel i plotë bashkë me tunelin e emergjencës. Këtë vit do të jetë i aksesueshëm nën monitorimin e policisë rrugore, por me parametrat e plotë të sigurisë”, u shpreh Balluku. 

Në tunelin e Llogarasë po punohet me tre turne, ku krahas tunelit po punohet edhe për rrugët lidhëse të kësaj vepre. 



Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Klos/Furgoni me pasagjerë del nga rruga, lëndohen 3 prej tyre, njëri dërgohet tek Trauma 

Dënohet dhuna në stadiume dhe trukimi i ndeshjeve, Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin 

Dënohet dhuna në stadiume dhe trukimi i ndeshjeve, Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin 

Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij 

Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij 
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}