Aktualitet

Balluku: Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as për muajin nëntor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 08/11/22 |
Opi Nion

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku ka folur për situatën energjitike në vend.

Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur që të mos aplikojë fashën 800 kWh për muajin nëntor.

“Duke u bazuar mbi të gjithë faktorët që përmenda, qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovat orë për abonentët familjarë gjatë muajit Nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Nëse të gjithë së bashku vendosim të bashkëpunojmë, në qoftë se të gjithë së bashku kursejmë ashtu siç kemi bërë në Shtator dhe Tetor qeveria shqiptare është e angazhuar që të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 KË/H”, u shpreh Balluku./Opinion.al

 

Pas