Aktualitet

Balluku dhe Dhuka betohen para Presidentit Begaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 28/07/22 |
Opi Nion

Presidenti Begaj ka dekretuar anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, zonjën Belinda Balluku në postin e Zëvendëskryeministres dhe zonjën Majlinda Dhuka si ministre Shteti për Integrim dhe Kryenegociatore me BE.

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave:Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës,  Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.

Pas