Aktualitet

Ballsh/ Rëndohet gjendja e grevistes, dërgohet në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 24/10/20 |
el ida

Është rënduar gjendja shëndetësore e njërës prej naftëtareve që janë prej disa ditësh në grevën e urisë në rafinerinë e Ballshit. Mësohet se Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Greva e naftëtarëve ka hyrë në ditën e 28-të, ndërkohë që prej 10 ditësh aty janë vendosur gratë.

Pavarësisht thirrjes së Kryeministrit Rama një ditë më parë për të lënë grevën me qëllim nisjen e negociatave me qeverinë, naftëtarët janë shprehur të vendosur për të qëndruar aty deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për pagesat e prapambetura. /Opinion.al

Pas