Kryesore

Ballkani i Hapur/Rama publikon foton me liderët, shfaqet krah Vuçiçit dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 07/06/22 |
Opi Nion

Pak minuta më parë kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë fotot me liderët pjesëmarrës në samitin e Ballkanit të Hapur, i cili do të zhvillohet nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Siç shihet edhe në foto, kryeministri Rama shfaqet krah presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit boshnjak Zoran Tegeltija.

Kryeministri boshnjak dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç marrin pjesë për herë të parë në samitin e Ballkanit të Hapur dhe janë ftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar ftesën për tu bërë pjesë e Ballkanit të Hapur dhe është shprehur kundër kësaj nisme./Opinion.al

Pas