Kryesore

Ballkani i Hapur ide e Lavrov?Vuçiç:E krijuam unë,Edi dhe Zaev,kemi biseduar me..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 08/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur pyetjes nëse pas nismës së Ballkanit të Hapur qëndron ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Vuçiç u shpreh se ideja dhe miratimi i nismës së Ballkanit të Hapur ka qenë e tija, Ramës dhe ish-kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Ai tha se nuk ka qenë asnjë ministër i Jashtëm në këtë nismë edhe pse u shpreh qartë për miqësinë e marrëdhëniet e afërta që ka me Rusinë.

Isha prezent kur e miratuam idenë e Ballkanit të Hapur, nuk ka qenë asnjë ministër i Jashtëm. Nuk kam turp për politikën e Serbisë dhe nuk turpërohem për marrëdhëniet e mira që kemi me Rusinë. Askush tjetër përveç nesh nuk e kishte idenë për ngritjen e Ballkanit të Hapur. Kjo ishte ideja e njerëzve që dëshironin të bashkëpunojnë. Të ketë më shumë qytetarë serbë të vijën në bregdetin shqiptar. Të mendojmë si të bëjmë diçka të përbashkët. Ideja e Ballkanit të Hapur është e imja, Edi Ramës dhe e Zoran Zaevit. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ne e dimë se me kë kemi biseduar, kush na ka ndihmuar. Por ideja është e jona”,-tha Vuçiç./Opinion.al

Pas