Aktualitet

“Ballkani i Hapur, gjithpërfshirës”,Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës që…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 21/12/21 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në takimin për nismën “Ballkani i Hapur” në Tiranë.

Ai ka theksuar se kjo nismë është gjithëpërfshirëse dhe ka theksuar se shtetet që nuk janë bërë pjesë ende e saj, do vijë dita që ta kuptojnë dhe  do e pranojnë.

“Ky është proces gjithëpërfshirës, për gjithë ata që duan të bëhen pjesë, më ka ardhur pak në majë të hundës që na duhet të japim justifikme për hiçgjë, pse duhet ta bëjmë? A thua se kemi bërë gjë të gabuar e duhet tu kërkojmë ndjese atye që s’janë pjesë?

Ne s’kemi më aryse pse të kërkojmë ndjesë, t’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të jenë pjesë të paktën deri sot? Por ama do jetë shumë e vështirë tu shpjegojnë qytetarëve të tyre pse s’janë pjesë e këtyre iniciativave.  Kur kjo gjë të jetë mëse e qartë atëherë ata do bëhen pjesë, e do krijojë mundësi e shanse të vërteta”, tha Vuçiç./Opinion.al

Pas