Akuza të forta ka hedhur ditën e sotme kreu i PD, Sali Berisha, për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se me projektin e Ballkanit të Hapur po kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.
Berisha më tej shtoi se Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë, me Ballkanin e Hapur.
“Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër madhor, për Ballkanin, projekt serbo-rus e ky është Ballkani i Hapur.
Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet para dy muajve haptas publikisht me gjithë potencialin e tij nga ministri i Jashtëm rus Lvrov. E ky projekt mbështetet fuqimisht nga vasali i Vucic në Tiranë, Edi Rama.
A nuk është ky një akt madhor kërcënimi të sigurisë kombëtare nga Edi Rama?
Pra ata që kërkojnë agjenturën në bunkere dhe tunele, e atje duhet kërkuar por problemi madhor për Shqipërinë e sigurinë kombëtare është e ajo sot është në krye të qeverisë së vendit.
Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”, tha Berisha në një deklaratë për mediat”-tha Berisha.