I ftuar në emisionin “Opinion” analisti Fahri Balliu është shprehur se komisioneri Hahn ka bllokuar gjithë Ballkanin. Sipas Balliut ai është komisioner zgjerimi në BE, por po bën të kundërtën, i ka bllokuar të gjitha vendet e Ballkanit. Balliu e ka quajtur atë “një zyrtar burokrat”. Më tej ai është shprehur se ka bllokuar Maqedoninë, Kosovën, tani edhe Shqipërinë nëpërmjet letrave të hapura siç e quajti ai. “Ai nuk bën deklarata, ai bën letra të hapura”./opinion.al