Aktualitet

Balla:PS gati për Reformën Zgjedhore,bashkëkryetari i komisionit do jetë Gjiknuri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 01/11/21 |
Opi Nion

Kreu i grupit Pralamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat ditën e sotme, ku ka deklaruar se PS është dakord që të pranojë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Balla tha se do të propozojnë që bashkëkryetar të jetë Damian Gjiknuri dhe kërkon nga PD që të bëjë propozimin e saj për bashkëkryetar.

Kemi dakordësuar që të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ne kemi propozuar që bashkëkryetar të jetë Damian Gjiknuri dhe presim dhe nga PD që të bëjë propozimin e saj për bashkëkryetar. Ne kemi një traditë parlamentare për komisionet e Reformës Zgjedhore, ku të dy të jenë bashkëkryetar dhe të ketë të drejtë vetoje. Ne presim që PD të jetë gati dhe të kalojmë vendimin në seancë plenare”, tha Balla.

Ndërkohë Balla foli edhe për ndryshimet kushtetuese, ai tha se: “Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesi historik, siç është sistemi i vettingut.”, tha ai.

 

Pas