Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla:Do ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore.Do hapet gara për Avokatin e Popullit

2023/01/12 at 1:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla:Do ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore.Do hapet gara për Avokatin e Popullit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat, këtë të enjte ka bërë me dije se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore dhe po ashtu sipas tij ndryshime duhen bërë edhe në Rregulloren e  Kuvendit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ai e cilësoi si urgjente ndryshimet për Komisionet Hetimore.

“Në dhjetor të 2022, Kushtetuesja i dha të drejtë mazhorancës për një kërkesë tjetër të një komisioni hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë. Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit të cilat nuk janë në ligjin për organizimin e Komisioneve Hetimore. Bëhet fjalë për një ligj të miratuar në 2002 ndaj të cilit ka një sërë vendimesh të gjykatës Kushtetuese që duhen marrë në konsideratë. Edhe Rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit që ka qenë paraardhësja e Konferencës së Kryetarëve. Në mënyrë urgjente do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore. Propozimi im ka qenë të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve dhe të ecim me një detyrim që Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Balla.

Sa i përket zgjedhjes së avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime dhe nuk e shfrytëzoi, ndërsa shtoi se tashmë do t’i jepet mundësia kujtdo që të shprehë interesin e tij.

“Opozita e pati kohën e nevojshme për t’i dhënë vendit një avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do të hapim garën. Do të jetë një proces i hapur dhe ka një traditë që opozita propozon avokatin, por jo e emëron atë. Emërimin e ka Kuvendi, duhet t’i sqarojmë gjërat. Gara duhet të jetë e hapur dhe ftoj avokatët, apo personat që përmbushin kriteret të vijnë të kandidojën dhe pastaj i bëj thirrje opozitës të negociojë për të rënë dakord”, tha Balla.

Ju sugjerojmë

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
Aktualitet

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershor, 2025 9:19 am
Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj
Rajoni

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

12 Qershor, 2025 9:15 am
Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë
Bota

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

12 Qershor, 2025 9:02 am
Historia e të shtënave me armë në shkolla
Bota

Historia e të shtënave me armë në shkolla

12 Qershor, 2025 8:57 am
Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj
Bota

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

12 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

12 Qershor, 2025 8:42 am
PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

12 Qershor, 2025 8:35 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:17 am
Para
Inceneratorët/ Tabaku pas dëshmisë në SPAK: Do kemi zhvillime, hetimet kanë avancuar

Firma për Salianjin në krye të grupit të PD, Tabaku: Nuk kam asnjë dijeni

Spiunët jashtë politikës? Balla: E papranueshme të kemi I.M kandidat në 14 Maj

Spiunët jashtë politikës? Balla: E papranueshme të kemi I.M kandidat në 14 Maj

Shmangu shërbimin ushtarak, 24-vjeçari rus dënohet me 5 vite burg

Shmangu shërbimin ushtarak, 24-vjeçari rus dënohet me 5 vite burg

TE FUNDIT

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
12 Qershor, 2025

Data 12 qershor, shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Kjo ditë, ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e shoqërisë,...

Lexo më shumë

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj
12 Qershor, 2025

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por ende mbetet peng i mendësisë së pasluftës dhe mungesës së kompromisit....

Lexo më shumë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë
12 Qershor, 2025

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. Kancelari...

Lexo më shumë

Historia e të shtënave me armë në shkolla

Historia e të shtënave me armë në shkolla
12 Qershor, 2025

Të shtënat me armë në shkolla, universitete dhe qendra rinore në Evropë mbeten të rralla krahasuar me SHBA. Por sulmet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com