Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje, ditën e sotme, partive opozitare që të heqin dorë nga retorikat e panevojshme.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla është shprehur se parlamenti përmbyll sot legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën.
Ndër të tjera Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike, që të përshendesë të gjithë kaudrin ligjor të miratuar në Kuvend.
Balla thekson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë zgjedhjet më të mira demokratike
“Jam i bindur që zgjedhjet e 25 prillit do të jenë zgjedhjet më të mira demokratike. I bëj thirrje çdo partie që nga ky moment të heq dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD të përshëndesë të gjithë kuadrin ligjor. Falë marrëveshjen me opozitën parlamentare të 21 korrikut ne kemi mundësi sot që jo vetëm që shqiptarët të votojnë për partinë, por edhe për kandidatët që duan brenda një liste. Në fund, duke qenë se është seanca e fundit e këtij Kuvendi, dua tju uroj të gjithë deputetëve gëzuar festat dhe Krishtlindjet”, tha Balla./Opinon.al