Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit

2024/04/22 at 4:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai është takuar me homologun e tij Said Bin Zayed, në Abu Dhabi me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan.

Gjatë takimit ministrat u dakordësuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së Task Forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkëta, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua për ngritjen në një nivel tjetër të bashkëpunimit edhe sa i përket ekstradimeve dhe emergjencave civile.

Prononcimi i ministrit Balla nga Abu Dhabi:

“Marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë në nivelin e tyre më të mirë, kjo falë edhe një raporti të drejtpërdrejt bashkëpunimi mes Presidentit, Lartësisë së Tij Sheikut Mohamed Bin Zayed dhe Kryeministrit Rama, por edhe në nivel bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive.

Me Ministrin Said Bin Zayed patëm një diskutim të gjatë por të frytshëm mbi disa çështje që mendoj se kanë rëndësi sa i përket bashkëpunimit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit sa i përket asistencës dhe marrjes së eksperiencës së vyer që tashmë EBA kanë sa i përket teknologjisë që ata përdorin në menaxhimin e trafikut, sa i përket identifikimit të personave të kërkuar.

Dhe po ashtu edhe jemi ndalur edhe në një diskutim të gjerë lidhur me përballimin e situatave të vështira që lidhen me emergjencat civile. Kemi kërkuar marrjen e asistencës nga ana e qeverisë dhe e Agjencisë së Mbrojtjes Civile në mënyrë që të përballojmë disa prej sfidave që kemi përpara. Po shkojmë drejt sezonit të verës dhe kujtova këtu faktin që vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderueshëm zjarresh, 834 zjarre të cilat është e pamundur të përballohen vetëm nga gjithë ekipet e tona dhe infrastruktura që kemi për mbrojtjen kundër zjarrit.

Në këtë aspekt dua të ndaj me ju edhe faktin që kemi diskutuar për çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit. Theksoj që bashkëpunimi ka qenë i mirë. Kemi pasur disa raste pozitive të trajtimit në mënyrë të veçantë e po ashtu do të vazhdojmë diskutimin për këtë çështje edhe me Ministrin e Drejtësisë për një çështje që ka marrë shumë vëmendjen në Shqipëri, që lidhet me ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare drejt Shqipërisë.

Me Ministrin Said Bin Zayed ramë dakord, me propozimin e tij, të ngremë së bashku një Task Force mes dy ministrive, pjesë e së cilës të jenë dhe dy policitë tona, për të adresuar të gjitha çështjet e përbashkëta ku përfshihen edhe çështjet që lidhen me luftën kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. Këtu përfshihen edhe çështje për të cilat do të diskutojmë nesër me Ministrin e Drejtësisë sa i përket ekstradimeve apo deportimeve.”

Gjatë takimit, Balla i ka dhënë homologut Al Nayan fanellën e kombëtares shqiptare.

Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
Para
Putin pret presidentin e Azerbajxhanit Aliyev në Kremlin

Putin pret presidentin e Azerbajxhanit Aliyev në Kremlin

Ambasadori i BE-së: Puna e institucioneve të reja të drejtësisë, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria

Ambasadori i BE-së: Puna e institucioneve të reja të drejtësisë, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani të martën vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani të martën vizitë zyrtare në Kroaci

TE FUNDIT

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com